fbpx

Rugova e Pejës mbulohet nga bora

nga Revista Kosovarja

Për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike, në Kosovë është paralajmëruar reshje bore në vise të larta malore.

Bora ka mbuluar fshatin Dugaivë të Rugovës së Pejës, sipas pamjeve të publikuara nga ‘Image of PEJA’.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për reshje shiu dhe bore në këtë fundjavë.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, u tha në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=314572685063783&id=100095331622946&ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]