fbpx

Rusi: Policia gjen trupin e një grua pjesërisht të ngrënë nga macet e saj, pasi ajo kishte vdekur kur ishte vetëm në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Një grua e cila rrit mace, u gjet e ngrënë pjesërisht nga 20 macet e saj pasi humbi ndjenjat kur ishte e vetme në shtëpinë e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia beson se ajo kishte qenë e vdekur për dy javë kur gjetën trupin e saj të rrethuar nga kafshët.

Zbulimi i tmerrshëm u bë vetëm pasi një punonjëse thirri policinë në qytetin rus të Bataysk, kur nuk ishte në gjendje të kontaktonte mbarështuesen.

Një ekspert i shpëtimit të kafshëve i cili kujdesej për disa nga macet gjigante të mbijetuar “Maine Coon” tha: “Macet u lanë vetëm për dy javë”.

“Nuk kishte ushqim, kështu që çfarë do të kishin pasur tjetër për të ngrënë? Është e kuptueshme apo jo? Ato hëngrën se çfarë kishte’

Disa nga macet më të shëndetshme iu shitën pronarëve të rinj për 33 euro, secila.

Macet “Maine Coon” shquhen për madhësinë e tyre dhe e kanë origjinën në shtetin amerikan të Maine.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]