fbpx

Rusia godet me dron ndërtesën 21-katëshe në Odesa, dy të vdekur

nga Revista Kosovarja

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë të lartë banimi në qytetin ukrainas të Odesës.

Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve gjatë sulmit brenda natës, teksa njëri nga ta është në gjendje kritike, ka bërë të ditur kryebashkiaku rajonal Oleh Kiper, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan zjarrfikësit duke luftuar me flakët dhe duke i nxjerrë me nxitim banorët poshtë shkallëve në ndërtesën 21-katëshe.

Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase në javët e fundit, përderisa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt kanë stagnuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]