fbpx

Rusia i quan provokime të qëllimshme raportimet se raketat e saj goditën Poloninë

nga Revista Kosovarja

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë mohoi se raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportet një “provokim të qëllimshëm”.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduvit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse.

Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]