fbpx

Rusia njofton për stërvitje me raketa bërthamore

nga Revista Kosovarja

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar të mërkurën, për fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturës “Forcë Raketore Strategjike”.

Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale “Yars”, të cilat janë gjenerata e re e raketave, të testuara për herë të parë në vitin 2007, shkruan BBC-ja të mërkurën. Sipas Rusisë, ato mund të mbërrijnë SHBA-në.

Ushtria ruse thotë se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1.000 veta personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete.

Raketat, sipas njoftimit, nuk do të lëshohen. Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.

Manovrat u bën të ditura disa orë pasi SHBA-ja tha se do të furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk u referohej lajmeve nga Washingtoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]