fbpx

Rusia reagon për sherrin në Zyrën Ovale: Trump ishte gati ta godiste Zelenskyn

nga Revista Kosovarja

Rusia ka reaguar për herë të parë pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, i cili u shoqërua me tensione dhe tone të ashpra.

Sipas mediave të huaja, ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, tha se Zelenskyy mori një “shuplakë të fortë” në bisedimet e tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Një shuplakë në Zyrën Ovale,” postoi në Telegram Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shkruan A2 CNN.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e kishin frenuar veten të mos goditnin Zelenskyin gjatë debatit.

Ndërkohë më herët, Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Kremlinit për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe investues, e përshkroi takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt si “historik”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]