fbpx

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke

nga Revista Kosovarja

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe të blejë 1 mijë tanke.

Rutte e përshkroi rritjen si “një hap kuantik ambicioz, historik dhe themelor për sigurimin e të ardhmes “, për një Aleancë më të fortë.

“Objektivi i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga NATO-ja do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e “mijëra” tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe “miliona fishekëve” të municioneve artileri”, tha të hënën shefi i aleancës Mark Rutte.

Rutte deklaroi poashtu se mjedisi i sigurisë ka ndryshuar, dhe shtoi se nëse Aleancë nuk rrit shpenzimet dhe prodhimin “mbrojtja nuk do të jetë e mjaftueshme” për vitet e ardhshme kur Rusia mund të ketë mjetet për të sulmuar një vend tjetër evropian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]