fbpx

S4MM i dha fund martesës shkaku i tradhtisë?

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur nga Kosova, Samir Selimi, ose siç njihet ndryshe S4MM i ka dhënë fund martesës me Filis.

Çifti kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë çdo foto të tyre të përbashkët.

Telegrafi.com siguron gjithashtu se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund dhe ata janë ndarë teksa motivet e ndarjes akoma nuk janë zbuluar.

Së fundmi S4MM publikoi një status që hodhi dyshimet se Filis e kishte tradhtuar. Reperi shkroi në Instagram: “Tradhtare” shoqëruar me figurën e një shtrige.

Pak orë më vonë S4MM ka sqaruar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

“Tradhtare është emri i këngës së re”, ka shkruar reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]