Rita Ora po sjell së shpejti klipin e ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po rikthehet pas një pauze të gjatë.
Artistja ka bërë të ditur se po vjen me një këngë të re, e cila titullohet “Bang” dhe vjen në bashkëpunim me David Guettan, Imanbek, Gunna dhe Khea.
Ajo sot suprizoi fansat e saj kur zbuloi disa sekuenca të klipit dhe shihet se veshja e saj është ajo tradicionale shqiptare ku Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës.
Përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet pas 4 ditësh.