fbpx

“Sa e bukur na ka dal nusja”, aktorja shumë e njohur e serialeve turke kërcen me këngën shqipe në dasmën e saj

nga Revista Kosovarja

Një nga aktoret më të famshme të Turqisë, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo u kurorëzua dje me të dashurin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman.

Kurorëzimi dhe festa zunë vend në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku është dhe vendlindja e Cedit.

Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan edhe me muzikë shqipe.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale na tregon  një moment kur çifti mes të ftuarish po vallëzonte me këngën “Sa e bukur na ka dalë nusja”.

Aktorja është e njohur për rolin e saj në serialin “Hercai”.

Pas pushimit të tyre në Ohër dhe përreth tij, ata planifikojnë të bëjnë një dasmë më të madhe në Çeshme.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]