Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sa ishin rrogat prokurorëve e gjykatësve dhe sa do t’u zbriten me vendimin e Kurtit?

nga Revista Kosovarja

Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e vitit 2017 të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Ky vendim ka nxitur shumë reagime dhe është kundërshtuar.

Mbi artikull

Njohësit e drejtësisë, vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve po e shohin si të kundërligjshëm dhe si diçka që mund t’i hapë mundësi korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Por sa janë paguar deri sot prokurorët dhe gjyqtarët dhe për sa pritet të ju ulen pagat?

Bazuar në deklarimet e pasurisë së prokurorëve dhe gjykatësve në vitin 2017 dhe në vitin 2022, një gjykatësi pritet t’i ulet paga për 833 euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Një gjyqtare në vitin 2017 është paguar 1.417 euro për një muaj.

Ndërsa, e njëjta në vitin 2022 në deklarimin e pasurisë ka treguar se të hyrat e saj vjetore nga KGJK janë 27 mijë e 438 euro, që i bie 2 mije e 286 euro në muaj.

Pra kësaj gjyqtareje pritet t’i ulet paga për 869 euro.

Një prokurore në vitin 2017 ka deklaruar të hyra vjetore nga Prokuroria e Shtetit 17 mijë e 454 euro, që i bie se atëkohë paga mujore e saj ka qenë 1 mijë e 454 euro.

Ndërsa e njëjta në vitin 2022 ka deklaruar se nga Prokuroria e Shtetit ka të hyra 33 mijë e 668 euro, apo 2 mijë e 805 euro në muaj.

Por të njëjtes pritet t’i ulet paga për 1 mijë e 351 euro.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha për Gazetën Express se zyrtarët që janë paguar 1 mijë e 900 euro, pritet ta kenë pagën rreth 1 mijë. Ata që janë paguar 2 mijë e 200 euro, pritet ta kenë pagën rreth 1 mijë e 100.

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, në një prononcim për Gazetën Express tha se ulja e pagave është e paarsyshme dhe si pasojë e këtij vendimi prokurorët dhe gjyqtarët do të paguhen qindra euro më pak.

Lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ish-kryeprokurori Beka tha se paga ndikon në objektivitetin dhe paanësinë e një prokurori.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]