fbpx

Sa kohë ju duhet për ta rimarrë veten pas ndarjes?

nga Revista Kosovarja

Sipas një studimi të ri, njerëzve ju duhen 18 muaj për ta marrë veten nga një ndarje.

Ndarja është vërtetë lënduese. Pavarësisht sesa kohë keni qëndruar me partnerin tuaj, disa muaj apo vite, ndarja është një eksperiencë e vështirë për zemrën, e cila s’mund ta pranojë dot lehtë atë që po ndodh.

Mos mendoni se jeni të vetmit që vuani ndarjen nga partneri duke qarë në divan dhe duke kujtuar momentet e lumtura me ish-in? Teksa vuani mendoni me vete: Sa do të zgjasë kjo dhimbje? Epo, e ka një përgjigje për dilemën tuaj.

Sipas një studimi të ri, njerëzve ju duhen 18 muaj për ta marrë veten nga një ndarje.

Në po këtë studim tregohet se ne kalojmë 1 vit e gjysmë të jetës duke qarë për dashuritë e humbura dhe duke menduar skenare hakmarrjeje për ata që na kanë lënduar. E tmerrshme, apo jo?

Mirëpo, cilat janë fazat që kalon një person që sapo është ndarë nga partneri/partnerja?

1. Ju duhen 5 javë për të hequr atë person nga rrjetet sociale
2. Gjashtë javë e gjysmë për t’ia fshirë numrin
3. Shtatë javë për t’i treguar familjes që ka marrë fund (nëse ata e dinin)
4. 13 javë për të dalë në një takim të ri

Mos na thoni që s’e gjetët veten tuaj këtu? Të vërtetën, sa kohë ju desh të harronit ish-in?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]