fbpx

Sa ndryshe duket Adelina me ndryshimin e flokëve

nga Revista Kosovarja

Adelina Tahiri ka treguar se ka bërë një ndryshim të radhës.

Këngëtarja shqiptare e dashur nga publiku me anë të fotove që ka postuar tregoi se ka ndryshuar stilin e flokëve.

Ajo ka mbyllur pak ngjyrën e flokëve duke mos i lënë krejt të bardha siç i kishte.

“A e pëlqeni stilin tim të ri të flokëve” pyet Adelina derisa shfaqet veshur me pantollona të bardhë dhe një bluzë të shkurtër.

Theksojmë se Adelina dhe Serjoza Markov janë prindër të një djali të quajtur Jon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]