fbpx

Sa operacione plastike ka bërë Margot Robbie për filmin Barbie? Ekspertja rendit ndryshimet

nga Revista Kosovarja

Margot Robbie është kryefjalë e ditëve të sotme, për shkak të rolit të saj në filmin më të përfolur të momentit, Barbie.

E ndërsa publiku po vërshon nëpër kinema për të parë filmin, të shumtë janë ata që po “shohin” të shkuarën e protagonistes për të gjetur informacione të reja për të. Orët e fundit në internet po qarkullon një video me dy ekspertë të mjekësisë estetike, të cilët kanë nxjerrë në sipërfaqe operacionet e mundshme plastike të Robbie.

Harrell, një specialiste e njohur e mjekësisë kirurgjikale dhe kozmetike, ndau mendimet e saj në Instagram për ndryshimin e Robbie për filmin Barbie. Sipas ekspertes, aktorja iu nënshtrua një sërë procedurash që përfshinin një blefaroplastikë të sipërme për heqjen e dhjamit nën vetull, një ngritje të vogël të vetullave, zmadhimin e mollëzave, mbushje buzësh, korrigjim të hundës në majë dhe zvogëlim të gjerësisë së vrimave të hundës.

Pavarësisht spekulimeve në lidhje me operacionin e mundshëm plastik të Robbie, Dana Harrell ka shprehur admirimin e saj për transformimin e aktores, duke vlerësuar “punën e shkëlqyer” që ajo ka bërë pasi mban ende një “pamje natyrale”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]