fbpx

Sa para i harxhoi LDK’ja për zgjedhje? KQZ publikon shpenzimet

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pasqyrat vjetore financiare dhe raportin e auditimit të pavarur për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) përgjatë vitit 2024. Në mesin e shpenzimeve që janë publikuar janë edhe ato të fushatës zgjedhore.

LDK i ka të deklaruara 50 mijë euro shpenzime për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ndërkaq të hyra të fushatës rreth 26 mijë euro, shkruan Insajderi.

Ndërkaq 36,438 euro u kategorizuan si shpenzime në reklama, reprezentacion dhe konferenca.

Shpenzimet më të mëdha LDK’ja i ka në paga dhe kompensime, ku i ka afro 351 mijë euro të shënuara në këtë kategori. LDK raporton 600 mijë euro të hyra nga 643 mijë total për vitin e kaluar.

Ndërkaq, totali i shpenzimeve është afro 595 mijë euro.

Në raportet e pa-audituara të publikuara nga KQZ’ja, LDK i kishte deklaruar afro 360 mijë euro shpenzime gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Përgjatë auditimit të pavarur, është vërejtur se LDK’ja nuk gëzon fletë poseduese dhe dokumentacion të plotë pronësie për një pjesë të madhe të objektit që përdoret si seli qëndrore.

“Subjekti Politik nuk ka zbatuar ndonjë procedurë të formalizuar të tenderimit për blerjet e kryera, duke mos siguruar një shfrytëzim efikas, ekonomik dhe transparent të fondeve të subjektit”, thuhet në të gjeturat e auditimit të pavarur.

 

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]