Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sa para paguhet një person në Britaninë e Madhe që bëhet pjesë e testimit për vaksinën kundëe Covid -19

nga Revista Kosovarja

Një shkencëtar britanik, i cili është duke e udhëhequr njërin nga dy testimet e vaksinës kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe, ka thënë se kërkimi global për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit ka gjasë të madhe për të qenë i suksesshëm.

Mbi artikull

Profesori Robin Shattock nga Kolegji Imperial i Londrës tha se komuniteti i shkencëtarëve ka shumë besim që mund të zhvillohet një vaksinë që e ndalon infektimin e njerëzve me koronavirus.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë filluar të kërkojnë vullnetarë në Londër për t’u bërë pjesë e testimit. Atyre po u ofrohet edhe pagesë prej 625 funteve ose 710 eurove për këtë shërbim.

Shattock për Radio BBC 4 tha: “Mendoj se kemi shumë besim që disa vaksina do të dalin në pah dhe do të funksionojnë. Ka shumë grupe në botë që po punojnë me qasje të ndryshme dhe ky virus nuk është cak aq i vështirë sa disa gjëra që i kemi parë më herët.”

Moneytizer Paragrafi 4

“Mendoj që shkencërisht ekziston një gjasë shumë e madhe e suksesit për sigurimin e vaksinës dhe ne shpresojmë që njëra nga to të jetë ndonjëra nga dy qasjet e zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

Shkencëtari gjithashtu tha se koronavirusi duket se është më i lehtë për t’u vënë në shënjestër sesa virusi HIV, shkruan “Evening Standard”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Kolegji Imperial i Londrës i ka marrë 22.5 milionë funte nga qeveria për të kryer studime për gjetjen e vaksinës, ndërsa Universiteti i Oksfordit është financuar me 20 milionë funte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k