fbpx

“Sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara?”: Tuna shpërthen në rrjete sociale

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Tuna së fundmi ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale.

Kjo pasi një foto ku një i moshuar ishte xhiruar duke prekur pjesët intime të një vajze të mitur në Tiranë u bë virale në rrjete sociale si dhe në media.

Tuna e ka ndarë këtë moment në në InstaStory, duke shkruar se këto ngjarje do të ndikojnë që të dalin në dritë edhe plot histori të tjera me pedofilë.

“A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara! Dhe njohim të tillë, por përderisa ligji i ka liruar ne duhet t’i trajtojmë barabartë me njerëzit e tjerë…por jo gjatë! Qëndroni gati për të tjera histori pedofiliste”, ka shkruar Tuna.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]