Kontrolloni menjëherë temperaturën në frigoriferin tuaj!
Shumë prej tyre janë të rregulluara gabim, dhe pak njerëz e kuptojnë se si kjo ndikon në cilësinë e ushqimit.
Temperaturat jo të sakta favorizojnë zhvillimin e baktereve dhe prishjen e ushqimit.
Dr. Bavna Midha, që hulumtoi nëse njerëzit e rregullojnë siç duhet temperaturën në frigorifer, paralajmëroi për rëndësinë e këtij problemi.
Nëse frigoriferi është vendosur në temperaturën optimale, ushqimi mund të qëndrojë në të për ditë të tëra pa u zhvilluar baktere. Në këtë mënyrë, ju e dini se po merrni ushqim të sigurt për konsum. Megjithatë, rezultatet e një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit RMIT në Australi treguan se shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje temperaturës në frigorifer.
Temperatura e rekomanduar për frigoriferin është nga dy deri në shtatë gradë Celsius. Dr. Bhavna Midha thekson se bakteret grumbullohen më shpejt kur ushqimi është i ngrohtë, ndërsa edhe temperaturat shumë të ulëta mund të çojnë në prishjen e ushqimit, transmeton Telegrafi.
„Për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, mjafton të gjeni dhe të ktheni rrotën e kontrollit brenda pajisjes, por kini parasysh se çdo ndryshim i temperaturës do të stabilizohet brenda 24 orëve. Mbajtja e frigoriferit brenda intervalit të saktë të temperaturës ndihmon që ushqimi të qëndrojë i freskët dhe ndalon shumimin e baktereve“, shpjegon Amanda Lorenzini, eksperte për frigoriferë nga AO.com.
Në familjet me fëmijë, frigoriferi hapet shpesh, deri në 20 herë në ditë, duke ndikuar në temperaturën e brendshme. Sa i përket ngrirësit temperatura optimale është nga -15°C deri në -20°C. Ky interval është ideal për ruajtjen e ushqimeve, pa konsumuar më shumë energji elektrike. Çdo shkallë mbi këtë nivel sjell një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë.