fbpx

Sa zgjasin lidhjet e VIP-ave shqiptarë para se të martohen?

nga Revista Kosovarja

VIP-at shqiptarë bëjnë shpesh bujë të madhe në media me historitë e tyre të dashurisë. Shumë nga këto dashuri janë kurorëzuar dhe me martesë, mirëpo sa kanë zgjatur lidhjet e tyre para se të merrnin këtë hap të madh?

Ne të “Xing.al” kemi bërë një listë me 10 çifte të Showbizit shqiptar, duke i rradhitur nga çiftet që kanë qëndruar vite me njëri-tjetrin para se të martoheshin, te ata që janë martuar disa muaj apo një vit pas lidhjes.

VIP-at që u martuan pas 12-5 vite lidhjeje:

1. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj: Miriami dhe Albani qëndruan të lidhur për 12 vite, madje u bënë dhe prindër të Amelisë, pa u quajtur zyrtarisht burrë dhe grua. Ata e morën hapin e madh në Maj të vitit 2019. Dasma e tyre u zhvillua në Maldive në fshehtësi të plotë. Tani Miriami dhe Albani janë bërë sërish prindër, me ardhjen në jetë të Duamit.

2. Turjan Hysko dhe Orinda Huta: Dyshja qëndruan të lidhur për 10 vite, para se të hidhnin hapin e madh të martesës. Ata u kurorëzuan në Korrik të vitit 2017. Dasma e tyre madhështore mori vëmendjen e të gjithë mediave dhe u komentua pafund. Pas pothuajse katër vitesh martesë, Turi dhe Orinda do të bekohen dhe me një fëmijë. Pak kohë më parë u zbulua se moderatorja është në pritje të ëmbël.

3. Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj: Besi dhe Xhensila shijuan për 7 vite historinë e tyre të dashurisë, para se ta kurorëzonin me martesë në Shtator të vitit 2017. Dasma e çiftit bëri bujë për javë të tëra dhe të ftuar ishin shumë personalitete të njohura shqiptare. Në vitin 2018 ata u bënë prindër të një vajze, të cilës i vendosën emrin Ajka.

4. Hyeda El Said dhe Thierry: Ata kanë shijuar historinë e tyre të dashurisë për 6 vite, ndërsa janë kurorëzuar me martesë me datë 18 Dhjetor 2020. Hyeda dhe Thierry janë martuar në privatësi të plotë dhe për shkak të Koronavirusit dasma ka qenë minimaliste por plot emocione.

5. Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi: Ermali dhe Ami u njohën në skenën e “Portokallisë”, u dashuruan dhe qëndruan 5 vite të lidhur. Në vitin 2010 ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe sot janë prindër të dy fëmijëve, Sia dhe Joel. Dasma e tyre mes familjarëve dhe miqve u komentua shumë në media dhe nga publiku.

6. Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl: Afërdita dhe Jakubi qëndruan për 5 vite të lidhur. Pas 5 vitesh, ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Vetëm së fundmi, Afërdita dhe Jakubi janë bërë prindër për herë të parë. Modelja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosin emrin Sky.

VIP-at që u martuan brenda pak kohe:

1. Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku: Rudina bëri publike lidhje me Mark Frrokun në Janar të vitit 2020, pak muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Akeksi. Dyshja qëndruan një vit të lidhur dhe u martuan në janar të vitit 2021. Ata bënë vetëm celebrimin në Bashkinë e Tiranës.

2. Fjolla Morina dhe Fisnik Syla: Në tetor të vitit 2020 Fjolla konfirmoi lidhjen me Fisnik Sylën. Ata qëndruan vetëm pak muaj të lidhur, për t’u kurorëzuar më pas me martesë. Dyshja u martuan me 18 Mars të vitit 2021 me një dasmë përrallore në Maldive.

3. MC Kresha dhe Erzina Shehu: Kresha i dha fund beqarisë vetëm një muaj pasi lidhja e tij u bë publike. Ai dhe Erzina mbajtën një ceremoni tejet private në Dhjetor të vitit 2019, vetëm me miqtë e ngushtë dhe familjarët. Dyshja janë bërë prindër të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Iza.

4. Gold Ag dhe Ermira Shkodra: Nuk dihet sa qëndruan bashkë para martese, po për mediat dhe publikun, Gold Ag bëri publike lidhjen në të njëjtën ditë që u martua. Ai i surprizoi të gjithë duke publikuar në rrjete sociale një foto që tregonte se ishte martuar në fshehtësi të plotë. Kjo ndodhi në Mars të vitit 2020. Tani ata janë prindër të një djali të quajtur Gueril.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]