Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sabiani ndër më pak të preferuarit e publikut, Iliri gati nuk i mban dot lotët

nga Revista Kosovarja

Iliri dhe Sabiani janë bërë miq të mirë gjatë qëndrimit në Big Brother Vip. Teksa bisedonte me Arjolën, Ilir është përlotur për Sabianin, pasi ai doli ndër 5 më pak të preferuarit në puntatën e kaluar të spektaklit.

Mbi artikull

“Atë dalja e çliron nga kjo gjë. Por ana, kur i thuhet që je ndër 5 më pak të preferuarit e publikut, kjo të vret. Artistin e vret komplet, sepse artist që ka pushtuar Maqedoninë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Anglinë e vret. Thotë po unë ça paskam bërë deri tani. Për kë paskam kënduar? Se unë vishem me rrobat e Sabit në këtë moment, se e kam vëlla, e kam shok, e ndiej”, tha Iliri.

Pas kësaj ai është përlotur, duke treguar në këtë mënyrë se e konsideron shumë shok Sabianin. Po ashtu edhe Arjola është shfaqur e përlotur. Kujtojmë që kur Sabiani u eliminua, Iliri kërkoi që të dilte edhe ai. Megjithatë Sabianit i ra bileta vajtje-ardhje dhe u kthye sërish në shtëpinë  e Big Brother Vip.

“Unë habitem, si njerëzit pretendojnë diçka që nuk kanë dhënë kurrë Brenda këtyre 60 e ca ditëve. Habitem, pse bëra këtë, pse nuk bëra atë, pse nuk zgjodhe atë, po zgjodhe këtë, pse mendon për atë dhe jo për këtë”, tha Iiri më tej.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]