Sabri Fejzullahu është pa dyshim një nga figurat më të respektuara të skenës muzikore, dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.
Artisti i mirënjohur dhe shumë i dashur nga publiku i gjerë shqiptar, ka sjellë shumë projekte në skenën e aktrimit dhe qindra këngë, shumica e tyre hite të pavdekshme.
Këngëtari njihet për pozitivitetin që ka dhe dashurinë që përcjell, sidomos për familjarët e tij.
Sot në ditën e lindjes së mbesës së tij, ai ka zgjedhur ta urojë publikisht në rrjete sociale me fjalë të bukura.
“Ti vjen me Stinen e Pranveres.Ti dashnija e gjyshit na e sjell beharin me lule plot.Ti je Stina ma e bukure e jetes sime Mka marr malli me ta ndi arromen e shpirtit tende ooooo drita e ime.100 jan pake edhe jan vetem e thene per qdo kend.Njiqindenji Pranvera Stina frymzim i imi” ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë. /Kosovarja/
View this post on Instagram