Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të pëlqyer nga audienca, i cili ndryshe njihet si legjendë e muzikës shqiptare.
Duke pasur famë kaq të madhe vëmendje merr edhe jeta e tij private, ku thuajse të gjithë anëtaret e familjes se tij janë të njohur për publikun, shkruan “Kosovarja”.
Nga martesa e parë ai ka dy fëmijë ku gjithmonë kujdeset ta shpreh dashurinë që ka për ta në rrjete sociale.
E sot me rastin e ditëlindjes së vajzës së madhe Adelinës, ai vendosi t’ia shkruaj disa fjalë emocionuese.
“Ke qen shume e vogel Sydetja e babit.Sot i ke mbushur 46 vjet?? sa shpejte. E postova kete foto kur ishe e voooggeel.Me shpirte te uroj me i gezu edhe 100 tjera e shendeteshme se bukuria Ty nuk te humbe kurr.Te dua me shpirte Adelina Babit❤“, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit duke rikujtuar një moment të ëmbël kur ajo ishte fëmijë./Kosovarja/