Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij, Nerën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai ka thur disa fjalë të ndjera, duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen që gëzon për të, shkruan “Kosovarja”.
“Eh moj Nerë moj dashnija ime sa ne siklet jam kur duhet me te uru ditëlindjen! Mendoj qysh me të uru, qysh me i gjet fjalët e shenjta e shtrenjta për ty o dashni, ska s’ka ma te madhe ne ketë botë pos ta lus Zotin qe te festosh edhe 100 me shëndet e me dashni qe kam për ty” ishin fjalët e këngëtarit.
Gjithashtu Sabriu vazhdon të mbetet një nga figurat me të kërkuar në skenën e e muzikës shqiptare, ndërsa edhe në jetën private shfaqet si një burrë familjar e i përkushtuar.