Safete Mustafa është mjaft e njohur dhe prezente në skenën muzikore tash e sa dekada.
Kjo falë muzikës që sjellin që nga fillimi i karrierës ajo dhe motra e saj Sahidja , ku vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, shkruan “Kosovarja”.
Motrat Mustafa siç njihen në publik, janë ajo dyshja e pandashme që edhe në intervista çdo herë shihen bashkë e për klipe të mos flasim.
Ani pse tani karantina iu ka ndërprerë për pak kohë prodhimin e këngëve të reja, mbetet për tu parë më vonë nëse do sjellin këngë sikur disa kolegë të tyre.
Ndërkohë, që këto ditë secila po kalon kohë me familjen ku ndajnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Safetja ka sjellë një imazh me vajzën e saj Donikën ku po duken mjaft mrekullueshëm të veshura në komplete./Kosovarja/.