Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Skandal në literaturën shkollore: HIV AIDS mund të përhapet përmes ajrit e ushqimit

nga Revista Kosovarja

Literatura shkollore në Kosovë në shumë raste përveç që është jo praktike dhe adekuate për grupmoshat, ajo në shumë raste edhe është totalisht e gabuar. 

Mbi artikull

Përveç që nuk u jep dije nxënësve, ajo edhe i dezinformon ata.

Tani kur mësimi po mbahet online, gabimet në këtë literaturë po i vërejmë çdo ditë.

Një nga rastet skandal të kësaj literature, vërehet te spjegimi për sëmundjen e HIV AIDS, ku nxënësve u thuhet se ajo transmetohet përmes ajrit, ushqimit e edhe peshqirëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo, përveç dezinformimit, mund të shkaktojë edhe panik të fëmijët, e pse jo edhe te të rriturit, pasi dihet se HIV AIDS ende nuk është sëmundje e shërueshme.

Kjo sëmundje në fakt përhapet përmes marrëdhënieve seksuale, nga nëna shtatzanë tek bebja, dhe përmes gjakut, por jo përmes formave që mësuesit ua spejegojnë nxënësve kosovarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]