Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Salih Mustafa, i arrestuari i parë nga Tribunali Special?

nga Revista Kosovarja

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është arrestuar sot.

Mbi artikull

Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi.

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja pse u arrestua Mustafa.

Moneytizer Paragrafi 4

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]