fbpx

Sallata që nuk del kurrë nga moda – Cezar me pulë

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:
400 gr sallatë jeshile
300 gr fileto pule
2 feta bukë e thekur
50 gr djathë parmixhano
2 kokrra domate sipas dëshirës
10 gr kripë
Përbërësit për salcën:
90 ml majonezë ose senape
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
5 gr kripë

Përgatitja
Fillimisht ndajmë fileton në copa të vogla dhe i skuqim me pak kripë dhe piper por me temperaturë të ulët që të mos arrijnë të thahen plotësisht por të qëndrojnë të buta.
Ndajmë edhe bukën në pjesë të vogla dhe e thekim mjaftueshëm sa për tu konsumuar. Alternative fileton e pulës mund ta përgatisni në skarë.
Ndërkohë në një enë përziejmë majonezën, vajin e ullirit, lëngun e limonit ose uthullën duke i hedhur pak kripë. I trazojmë dhe i lëmë së bashku për pak kohë.
Presim sallatën jeshile dhe e vendosim në pjatë. Sipër grijmë djathin parmixhano duke shtuar më pas bukën e thekur të prerë dhe fileton e pulës.
Të gjithë përbërësit i përziejmë dhe sipër hedhim salcën e përgatitur.
Sipas dëshirës shtojmë dhe disa domate të vogla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]