fbpx

Sallate me panxharë dhe karrota te grira

nga Revista Kosovarja

Ka një shkolle mendimesh se ngjyrat e forta te ushqimeve mbartin vlera te mëdha ushqyese. Kjo është shume e vërtete për sa i përket antioksidanteve, pasi ata ne vetvete janë pigmente, qe i japin ngjyrën përkatëse bimës, ne me te shumtën e rasteve. Për ketë arsye, ne kemi krijuar ketë sallate, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokalline e karrotes dhe jeshilen e nenexhikut ofrojnë nje kombinim ideal fitokimikatesh antioksidues.

Përbërsit:
2 luge te mëdha lëng portokalli
2 luge te vogla lëng limoni
2 luge te vogla vaj ulliri ekstra te virgjer
1/2 luge te vogël xhinxher te freskët te grire
1/4 luge te vogël kripe deti
1 kupe karota te grira ne fije
1 kupe panxharë te gjalle te grire ne fije
2 luge te mëdha nenexhik te freskët

Përgatitja:
Përzieni në një tas lëngun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhinxherin deri sa te bëhen salce e lidhur. Ndajeni salcën ne dy pjese dhe me secilën marinoni veç e veç karrotat dhe panxharin. Me pas i vendosni bashke ne një pjate te thelle sallate, ne mënyre qe te dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karrotave, dhe ne fund i hidhni përsipër nenexhikun. Sipas dëshirës mund ti shtoni shege ose rrush te thate. Koha e gatimit: 10minuta. Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]