fbpx

Samanta Karavesha së shpejti nuse në Amerikë?

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme Samanta Karavella feston ditëlindjen e saj, të cilën sigurisht po e feston në Amerikë pranë të fejuarit të saj.

Ndërkohë, këngëtarja ka qenë gjithmonë e mbyllur sa i përket jetës private.

Njëjtë vazhdon të veprojë akoma edhe pse tashmë lidhja e saj me Chris Miele është zyrtarizuar me fejesë.

Partneri i saj amerikan i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe ajo tha ‘po’.

Chris dhe Samanta kanë një lidhje gati 2-vjeçare me njëri-tjetrin, çfarë ka sjellë edhe largimin e këngëtares nga Shqipëria. Aktualisht çifti po jeton bashkë në Nju Jork, ku ndajnë punët mes karrierës si artiste të Samantës dhe fushës së imobiliareve, ku Chriss operon.

Prej më shumë se 10 vitesh ai është pjesë e fushës së ndërtimeve, ku operon në shitblerjen e pronave në zonën e Bronx, Nju Jork. Të dy janë njohur nga miq të përbashkët dhe duket se shumë shpejt mes tyre ka nisur një histori e zjarrtë, duke u dashuruar marrëzisht.

Aq e fortë ishte kjo ndjenjë, saqë e largoi Samantën nga Shqipëria, ku dhe kishte një karrierë të suksesshme, duke e dërguar në SHBA. Për disa kohë ajo u tërhoq nga muzika, për të shijuar këtë raport të ri.

Por tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar dhe çifti po përgatit dasmën, ajo është rikthyer, duke vijuar karrierën në SHBA. Shumë aktive ka qenë edhe në koncertet për shqiptarët e SHBA.

Megjithatë fotot me Chris mungojnë, duke preferuar kështu që ta mbajë partnerin e saj larg vëmendjes së mediave. Do të ishte fundi i vitit 2021, kur Chris, si një romantik i vërtetë u ul në gjunjë, për t’i propozuar partneres për martesë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]