Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Samedin Mehmeti zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

nga Revista Kosovarja
4 ditë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pas rreth tre muajve si ushtrues detyre i kësaj pozite.

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan”, thuhet ndër të tjera në biografinë e Mehmetit.

Më poshtë biografia e tij e plotë:

U lind në Prishtinë në vitin 1972. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje duke vazhduar me tej me 3 vite të shkollës së mesme te cilat i ka vijuar në shkollën e atëhershme të policisë në Vushtrri, ndërsa vitin e 4-të në Prishtinë. Studimet universitare i ka përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ndërsa specializimin e pas-diplomimit dhe magjistraturën në Fakultetin e Shkencave të Kriminalistikës, në Universitetin e Sarajevës duke vazhduar me tej me Studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës. Temat e magjistraturës dhe doktoratës i ka mbrojtur në specifika të ndryshme, të ndërlidhura me fushën e terrorizmit.

Samedin Mehmeti ka një karrierë të gjatë dhe të begatshme në sektorin e sigurisë, përkatësisht në veprimtarinë policore, duke shërbyer në pozita të ndryshme, fillimisht si polic patrullues në stacionin policor” Veriu”, më pastaj si hetues i vrasjeve në regjionin e Prishtinës. Si mbikëqyrës, në nivelin taktik përkatësisht në gradën e Rreshterit policor ka shërbyer në pozitën e shefit të ndërrimit në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë. Në nivelin e menaxhimit operacional, me gradën Toger ka shërbyer në pozitën Zv. Komandant në stacionin policor ”Jugu” dhe me gradën Kapiten ka shërbyer Komandant i stacionit policor “Veriu” në Prishtinë. Pas avancimit, në nivelin strategjik në gradën Major, ka shërbyer fillimisht në pozitën Zëvendës Drejtor për Operativë dhe pastaj udhëheqës i njësisë për Tranzicionin e kompetencave policore nga UNMIK-u, në Policinë e Kosovës. Në gradën e Nënkolonelit ka shërbyer në pozitën e Drejtorit të Administratës në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare.

Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan.

Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në aspektin e zhvillimit profesional, ka ndjekur shumë programe të ndryshme, të cilat lidhen me fushën e sigurisë në përgjithësi dhe terrorizmin në veçanti. Vlen të ceken: Kursi për menaxhimin e incidenteve kritike; Trajnim për sigurinë e aktiviteteve dhe samiteve ndërkombëtare, në Akademinë Nacionale të Policisë së Turqisë, në Ankara; Programin Ekzekutiv për Studime të Avancuara të Sigurisë si dhe Programi i specializuar për luftën kundër terrorizmit, në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Qendrën Marshall në Garmishpartenkirchen-Gjermani; Programin lidhur me të drejtën ndërkombëtare në konflikt në Europa-Universitat Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani; Programin për planifikim operacional dhe strategjik të forcave të armatosura, të organizuar nga Cranfeld University-Defence Academy of United Kingdom – Londër; Programin për këshilltar dhe analist nga Kings Collage – University of London, si dhe shumë programe dhe trajnime nga kjo fushë.

Përveç sferës se sigurisë, karriera e tij e begatshme në formë paralele është zhvilluar edhe në botën akademike. Z. Mehmeti për disa vite me radhë ka qenë i angazhuar me honorar si ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Kolegjin “ISPE” në Prishtinë, si dhe vazhdon ti ligjëroj lëndët e sigurisë në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku edhe aktualisht ka kontratë me honorar.

Ka botuar dhe prezantuar punime të ndryshme hulumtuese shkencore nga fusha e sigurisë në revista dhe konferenca të ndryshme shkencore me recension ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe bashkautorësinë në librin “Enciklopedia e policive të Evropës Juglindore”, botuar nga shtëpia botuese “Springer” në SHBA.

Etiketa: Samedin Mehmeti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate

5 minuta më parë
Aktuale

Hamza premton fond prej 1 miliard eurosh për ekonominë kosovare

20 minuta më parë
Aktuale

Anton Quni : Smajli, portretizon vlerat më të larta njerëzore dhe heroike

1 orë më parë
Aktuale

Gruaja e Rexhep Selimit: Si dikur luftëtare e lirisë edhe sot e kurdoherë në shërbim të vendit e të kombit

2 orë më parë
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

4 orë më parë
Aktuale

Del fotografia e babait të Rron Gjinovcit me Hashim Thaçin e Sami Lushtakun

4 orë më parë
Postimi tjetër

Ky është sekreti që ju jep shkëlqim dritareve

Adriana shijon momentin më të mirë bashkë me të dashurin në Valbonë

Ja çfarë duhet të dini para se të bëni ndërhyrje tek buzët

TË FUNDIT

Këta janë kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate

5 minuta më parë

Me flokë të prera shkurtë, Arbenita nuk njihet në këtë imazh

13 minuta më parë

Hamza premton fond prej 1 miliard eurosh për ekonominë kosovare

20 minuta më parë

Kjo paraqitje e “Sasës” do tu lë pa fjalë

42 minuta më parë

Jonida i dedikon dy tatuazhe vajzës së saj

57 minuta më parë

Në lidhje me motrën e saj, por Gent Fatali bën deklaratën e papritur për Loredanen

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Grabitje e armatosur në një bankë në kryeqytet

Këto janë 3 shenja e horoskopit që s’e ndajnë mendjen kurrë

Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

Shtrohet në spital nëna e Ramush Haradinaj

Këta filma kanë skenat më romantike të dashurisë

Detaje nga aksidenti ku humbën jetën 4 kosovarë

Gold Ag me një moment romantik me gruan

Dua Lipa shtatzënë për herë të parë?

Si të largoni nga frigoriferi aromat e pakëndshme të ushqimeve?

Këto 4 mënyra do t’ju ndihmojnë të ringriheni pas një ndarje të vështirë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci