Vala

Bëni sandviç në këtë mënyrë dhe kënaquni me kafshata të shijshme

Përbërësit:

– 6 feta bukë,

– 3-4 lugë gjalpë kokosi,

– 100 gramë dredhëza të freskëta,

– 1 lugë të vogël vaj ulliri,

– ½ luge të vogël uthull,

– pak lëvore limoni,

– 200 gramë djathë,

– kripë,

– piper.

Përgatitja:

• Bukën nga njëra anë lyeni me gjalpë kokosi. Ajo anë do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me tavën e vogël dhe do të piqet.

• Në një enë të vogël përzieni dredhëzat e grira hollë, vajin e ullirit dhe uthullën.

• Shtoni lëvoret e limonit, kripën dhe piperin.

• Në fetën e bukës qitni djathë dhe dredhëza, mbuloni me fetën tjetër dhe piqni 3 – 4 minuta nga secila anë.

MUND TË JU PËLQEJNË