fbpx

Sanohet problemi, punëtorët e Trepçës të ngujuar në minierë kanë filluar të dalin

nga Revista Kosovarja

Drejtori i ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani, ka konfirmuar se është sanuar problemi me rrymën në Trepçë, si pasojë e të cilit të ngujuar kishin mbetur 147 punonjës.

Sipas Abdurrahmanit, punonjësit e ngujuar tashmë kanë filluar të dalin nga miniera dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Kanë qenë 147 punëtorë të ngujuar. Tashmë është sanuar problemi dhe punëtorët kanë filluar të dalin jashtë. Ka qenë problem me rrymë i shkaktuar si pasojë e gotitjes nga rrufeja”, tha aiPunëtorët ishin ngujuar pasi nga rrufeja ishte shkaktuar ndërprerje e energjisë elektriken minierë, për çka nuk ka funksionuar sistemi i liftit në këtë minierë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]