Së fundmi, në rrjet u aludua se Sara dhe PM do të bëhen prindër.
Shkak u bënë disa foto të Sarës nga festa e Monika Lubonjës, ku barku i saj është konsideruar më i rrumbullakosur si zakonisht.
Blogerja nuk i la thashethemet të qarkullonin për shumë gjatë, duke shkruar në Instastory “Çun apo gocë dini gjë ju?”.
Por sot Sara ka bërë një tjetër postim që ka rinisur sërish thashethemet.
Ajo ka shpërndarë një postim ku tregon një detaj për jetën prindërore të shumë njerëzve.
“Unë si një prind”, shkruhet në postimin ku shihen babai duke bërë foto me dy personmazhe të animuara teksa fëmija i shikon.
Sarah kështu ka treguar karakterin e saj të çiltër e jo domosdoshmërisht duhet të jesh shtatzënë që të tregosh se si e mendon veten si prind.
Blogerja tha pak kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre.