fbpx

Sara dhe Bardhi tregojnë përse nuk janë sonte në “Prime”

nga Revista Kosovarja

Sara dhe Bardhi kanë qenë vëmendja kryesore e showbizit shqiptar përgjatë këtyre ditëve, sidomos pas daljes së papritur të Bardhit nga formati i ‘BBV3’.

Mëngjesin e sotëm, Sara ka bërë një njoftim për të gjithë ndjekësit e saj dhe jo vetëm, në Instastory.

Duke folur në emër të saj dhe të Bardhit, pasi ky i fundit nuk ka akses në Instagram, Sara shkruan: Për shkak të rëndesës emocionale të situatave të fundit, sidomos pasi janë përfshirë dhe familjet, duam t’ju lajmërojmë se nuk do të jemi sonte të pranishëm në Prime!’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]