fbpx

Sara Gjordeni flet hapur: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq

nga Revista Kosovarja

Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte shumë e komentuar për dinamikat brenda e po ashtu edhe për raportin me Bardhin.
Modelja shqiptare së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale.

E një prej tyre kishte të bënte me atë nëse ka pasur ndonjëherë ankth apo probleme të tilla.

“A të ka ndodhur të kesh ankth dhe simptoma si probleme me frymëmarrje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Unë jam njeri shumë i drejtë por më dënon impulsiviteti”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]