fbpx

Sara Hoxha bën një hap tjetër drejt Erik Fullanit

nga Revista Kosovarja

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë pushtuar me spekulimet për një lidhje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës. Dyshimet për një romancë mes tyre nisën pas publikimit të disa fotografive, ku dyshja ndodheshin në të njëjtin vend bregdetar në jug të Shqipërisë.

Zërat u përforcuan edhe më shumë pas pjesëmarrjes së të dyve në festën e ditëlindjes së djalit të aktores Olta Gixhari, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Sara ka shtuar një tjetër detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e saj, ajo ka filluar të ndjekë Erikun në ‘instagram’.

Ky veprim, ndonëse i thjeshtë, është interpretuar nga shumëkush si një tjetër sinjal i qartë për afrimin mes dyshes.

Megjithatë as Sara e as Eriku nuk kanë reaguar mbi këtë çështje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]