Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha, ka dhënë një intervistë të rallë për jetën dhe karrierën profesionale.
Ndër tjerash ka folur edhe për formatin e lartpërmendur për sukseset që ka korrë.
Ajo ka treguar se edicioni i katërt i cili u finalizua me sukses ishte i jashtëzakonshëm.
E kjo, jo vetëm jo vetëm në përmasa produksioni, por në përmasa njerëzore.
“Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël argëtues, ka qenë një pasqyrë e realitetit shqiptar, një platformë ku janë rrëfyer histori që ndoshta në shoqërinë tonë ende trajtohen me turp ose heshtje”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Ka pasur rrëfime ku është folur për përvoja të dhimbshme, për abuzime seksuale, për momente të jetës që kërkojnë shumë kurajo për t’u ndarë me publikun. Dhe është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua si producente, të krijoj një hapësirë ku këto zëra dëgjohen pa paragjykim, me respekt dhe mbështetje”.
E njëjta flet edhe për Ledion Liçon, të cilin e ka mbështetje të madhe në jetë.
“Dy vjet punë intensive në Big Brother me Ledionin kanë qenë një rrugëtim i bukur, por edhe sfidues. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash punën dhe jetën me të njëjtin person, por kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij, çdo ditë, dhe ndihem me fat që kam pasur mundësinë të jem në një proces krijues përkrah dikujt që është i saktë, vizionar dhe i përkushtuar. Nuk ka dy si Ledioni dhe këtë e them me gjithë bindje si dikush që ka kaluar 11 vjet pranë tij, duke u rritur së bashku, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht”.