fbpx

Sara i drejtohet ish-partnerit: Ne mund t’i kishim lënë në hije banorët, duke bërë dramë

nga Revista Kosovarja

Endrik Beba dhe Sara Gjordeni kanë zhvilluar së fundmi një bisedë në Big Brother VIP Albania 3.

Duke qenë se kanë pasur një histori bashkë shumë vite më parë, këngëtari iu drejtua se po shohin vetëm si ish-i i saj.

“Nëse ka pasur një trekëndësh që ishte shumë i fortë dhe të shiste histori këtu, do ishim unë ti dhe Bardhi. Dhe nëse do kishim luajtur këtë”, tha ajo.

Ajo në tjetrën anë shtoi: “Nëse do të donim të krijonim një histori, do të bënim drama të tre. Kemi pasur mundësi t’i lëmë në hije me një dramë, super telenovelë”.

Sara ka deklaruar se ka qenë e fejuar me Endrikun dhe se kjo ndodhi në 2015.

E njëjta tani ka nisur një lidhje të re me reperin nga Kumanova, Bardhin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]