Sarnada Shala është emër i njohur i fushës së estetikës dhe bukurisë. Ajo, ka investuar që të jetë kjo që është sot, një zonjë e aftë, e sukseshme dhe e pa ndalshme në punën dhe profesionin e saj. është lindur dhe rritur në Prishtinë, jeton në Zvicër ku e ka ndërtuar jetën e saj private si nënë e tre fëmijëve dhe profesioniste e dëshmuar.
Saranda është Dermapigmentologe e diplomuar, por që gjatë gjjthë kohës është në fazen e të mësuarit. është Dermapigemntologe që realizon grim permanent në mënyrë të jashtëzakonshme, për çka ka bërë emër në shumë vende të botës ku ftohet të mbajë master-class, seminare e trajnome të ndryshme.
Ndërkohë, qendra e saj estetike “SARANDA BEAUTY HOUSE & ACADEMY”, egziston prej vitesh në Lausanne ne galérien Benjamin-Constant 1 ne lagjen më luksoze të Lausannes dhe ofron shërbimin ekskluziv të grimit permanent microblading, që është një depozitë e pigmentit në lëkurë, si tatuazhet, vetëm se bëhet me gjilpëra, dmth me laps rrotullues me konfigurime të ndryshme të gjilpërave, varësisht prej kërkesave të klienti. Saranda, tregon për rëvisten “Kosovarja” se kjo mënyrë e aplikimit është shumë në trend.
“Nëse klientet dëshirojnë vetulla të buta dhe me pamje të pudrës atëhere ne përdorim lapsin rrotullues, (aparatin) ndërsa përdorimi i briskut krijon vija më të forta Me lapsin Midas krijoni gervishjen diskrete në lëkurë, dhe në ato prerje vendosim pigmentin sipër dhe e lëmë të qëndrojë. Vlen ta theksoj qe nuk ka ndonje rrezik apo efekt anësor”, tregon Saranda mbi proceduren me të të cilen punon. Të intriguar rreth punës së saj, Saranden e pyesim edhe për shërbimet e tjera që ofron.
“Gjithçka çfarë ka të bëjë me grimin permanent në fytyrë, duke nisur nga vetullat microbladind, teknikë kjo me fije ose poëderbroës, fiksim i vetullave me pudër, bëjë linjën e zezë të syve (llajner) mbi dhe nën sy, linjë standarde ose me hijëzim. Pastaj, realizojmë efektin e korigjimit të qepallave (qerpikëve), ngjyrosjen e buzëve, heqjen e nishaneve, etj”.
Siç e thamë edhe më lartë, Saranda Shala është edhe trajnere, madje e vetmja në kantonin e Vaudit që është e specializuar dhe e çertifikuar për të trajnuar në të gjjtha profilet e grimit permanent nga “Biotek Permanent Make Up”, me famë botërore. Shala, trajnon dhe çertifikon studente në akademinë e saj “SARANDA BEAUTY HOUSE & ACADEMY”, por edhe në shumë vende të tjera të botës.
Na tregon se para se të filloi me grim permanent ka disa principe, pasi paraprakisht kërkon mbushjen e një formulari mbi gjendjen shëndetësore të personit dhe më pas nisë me punë. Shtonë se grimin permanent nuk e aplikon tek personat që vuajnë nga diabeti, shtatëzënat dhe tek vajzat nën moshën 18 vjeç pa pëlqimin e prindit.
Për fund, Saranda Shala flet për një aspekt tjetër, për durimin, dashurinë dhe pasionin që e shtyjnë për të qenë në këtë profesion.
“Të jesh në këtë profesion të duhet shumë durim, dashuri, komunikim dhe shumë pasion artistik. Nese dikush do të më thoshte se një ditë do të merrem me këtë punë e do ta kem këtë sukses që e kam so, nuk do ta besoja. Por, ja që duke falenderuar Zotin, familjen dhe fëmijët e mi që janë shtylla e suksesit tim, ja kam dalë dhe nuk kam të ndalur.