fbpx

SBASHK-u: Nga 24 ose 25 gushti arsimi shpall grevë të përgjithshme

nga Revista Kosovarja

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se arsimi do të hyjë në grevë të përgjithshme nga data 24 ose 25 gusht, deri në arritjen e një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Jasharaj po ashtu tha se Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar duke mos dialoguar me ta.

Ai po ashtu tha se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

“Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar, jemi të shtyrë të mbajmë grevë nga 24 ose 25 gushti. Në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata dhe sektorët tjerë”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshje.

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj. /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]