fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

SBASHK’u kërkesë për MSH’në: Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit t’i kenë si prioritet për t’i vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19.

Nga SBASHK’u thuhet se në periudhën e parë të këtij viti shkollor sektori i arsimit ishte nga më të prekurit me COVID-19.

“Ky do të ishte kontribut konkret me vlerë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor dhe përmbylljes me sukses në institucione arsimore të këtij viti shkollor. Për këtë na duhen punëtorë arsimor të mbrojtur e të mbështetur nga institucionet, Këshilli i prindërve dhe shoqëria civile”, thuhet në kërkesën e kësaj sindikate.

Kërkesa e plotë:

Shifrat e arritura në taskforcën qendrore në MASH kishin dëshmuar se në periudhën e parë të këtij viti shkollor sektori i arsimit ishte nga më të prekurit me COVID-19 dhe kjo kishte bërë që institucionet gjegjëse të merrnin vendim për përfundimin më herët të periudhës së parë të mësimit në tërë sistemin e Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

Periudha e dytë e procesit mësimor nisi më 18 janar dhe fillimisht gjendja ishte relativisht e qetë dhe jepte shpresë se do të vazhdohet me mësimin në institucionet arsimore. Mirëpo ka ditë që raportet nga ISHKP-ja flasin se fatkeqësisht është në ngritje numri i të prekurve me COVID në vendin tonë.

Kjo e vërtetë e hidhur krijon frikë të arsyeshme se mund të kemi një situatë alarmante në institucionet arsimore dhe shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve me COVID, gjë që do të krijojë rrethana të reja dhe situatë kur duhet menduar edhe për versione të tjera të procesit mësimor, duke mos përjashtuar mësimin nga larg, gjë të cilën nuk e dëshiron askush.

Me qëllim që të bëhen angazhime konkrete dhe të kemi parakushte modeste për vazhdimin e procesit mësimor në institucionet arsimore SBASHK i drejtohet me kërkesë publike Institutit të Shëndetit Kombëtar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që me të nisur të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në agjendën e tyre të këtij aktiviteti fort të rëndësishëm prioritet të kenë punëtorët e sektorit të arsimit.

Ky do të ishte kontribut konkret me vlerë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor dhe përmbylljes me sukses në institucione arsimore të këtij viti shkollor. Për këtë na duhen punëtorë arsimor të mbrojtur e të mbështetur nga institucionet, Këshilli i prindërve dhe shoqëria civile.


Etiketa: SBASHK

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Flet babai i sulmuesit në xhaminë e Tiranës: Është i sëmurë, ishte konvertuar në mysliman dhe falej në çdo vakt

35 minuta më parë
Aktuale

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

53 minuta më parë
Aktuale

Varroset 27-vjeçari që u vra në Mitrovicë, dorasin nuk e ka njohur më parë

2 orë më parë
Aktuale

Sulmi në xhami, reagon i përlotur imami Ahmed Kalaja: Shpresojmë të mos jetë akt terrorist

2 orë më parë
Aktuale

Ky është autori i sulmit në xhaminë në Tiranë

2 orë më parë
Aktuale

Pasaporta e Kosovës nga më të dobëtat në botë

2 orë më parë
Postimi tjetër

Në këtë komunë të hënën nuk do të ketë 10 orë ujë

Shikoni sa është rritur Pëllumb Hajdari

Metoda si t'i emilinoni lythat nga lëkura në qafë

TË FUNDIT

E bukura Morenë: Njerëzit ma njohin emrin, jo shpirtin…

14 minuta më parë

Flet babai i sulmuesit në xhaminë e Tiranës: Është i sëmurë, ishte konvertuar në mysliman dhe falej në çdo vakt

35 minuta më parë

Learta nisi me përgatitjen e Iftarit, e ju?

43 minuta më parë

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

53 minuta më parë

Andrra Destani e feston 1 mujorin e lindjes së djalit në mënyrë të veçantë

1 orë më parë

Varroset 27-vjeçari që u vra në Mitrovicë, dorasin nuk e ka njohur më parë

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Bajqinovci për protestën e PDK-së: Motoja e protestës “në mbrojtje të hajnisë”

Meda: Po, kam marr bakshish edhe deri 30 mijë dollar brenda një nate

Çomlek me patëllxhanë dhe mish viçi

A do të votojë Albin Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë?

Vdes nga Covid-19 i riu nga Deçani

Serbia i kundërpërgjigjet paralajmërimit të Kosovës për kthimin e reciprocitetit

Pas një dite të lodhshme, ky është kujdesi që iu duhet këmbëve

Gjyveç me mish qengji dhe turli

Kaq para ka fituar më së shumti Afrim Muçiqi në dasmë

Ana: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci