Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se nuk ka ende asnjë marrëveshje të zbardhur politike, dhe se në Kuvend po takohen vetëm për procedurë.
Sipas tij, procedura një ditë po një ditë jo në Kuvend, nuk ka fund.
“Fatkeqësisht është bërë ardhja si në varreza”, u shpreh Haziri për gazetarin e Klan Kosovës, Flamur Gajtanin i cili po qëndron pranë Kuvendit për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Më tej, nënkryetari i LDK-së, tha se VV-ja duhet t’i bind deputetër për qëllime politike jo për përdorim.
“Qoftë me u trafiku, ose me bë lëvizje për një përdorim. Mendoj që duhet të ketë përpjekje të një ndërtimi të një mekanizmi të brendshëm”, u shpreh ai