Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Seanca për formimin e Qeverisë mbahet të shtunën ora 13:00

nga Revista Kosovarja

Koalicioni i ri qeveritar i kryesuar nga LDK po planifikon që seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të shtunën ora 13:00.

Burime brenda LDK kanë bërë të ditur se tashmë janë arritur votat e nevojshme.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës. Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]