Me të hyrë në Kosovë nga çdo vend tjetër, qytetarët fillimisht duhet të qëndrojnë në karantinë për 15 ditë. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe me zëvendësministrin serb të Ministrisë së Shëndetësisë Sreten Trajkoviq.
Ai siç mëson IndeksOnline më 1 prill bashkë me bashkëshorten e tij ka hyrë në Kosovë. Atij përveç që i është bërë testi, të nesërmen ka dal në punë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë.
IndeksOnline ka provuar gjatë ditës të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të brenshme dhe ajo e Shëndetësisë. Derisa nga MPB kanë thënë se në lidhje me këtë çështje duhet të drejtohen pyetje në MSH, këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet tona.
Ndërsa situatë e njëjtë nuk ka ndodhur edhe me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli. Ai ka dy ditë që po qëndron në Tiranë pasi që fillimisht ju mohua që me aeroplanin e tij të futjen në territorin e Kosovë e të ateronte në aeroportin “Adem Jashari”.