fbpx

Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

nga Revista Kosovarja

Rreth 270 kilogramë mish janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm.

Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 150 kilogramëve mish, që po ashtu është konstatuar se është i pa përdorshëm.

Bëhet e ditur se te dy rastet, me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt.

KONTRABANDIM ME MALLËRA

Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri 01.12.2023 – 10:45. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri 01.12.2023 – 10:50. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]