Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona (njëri i mitur) pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë një një të mitur në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh.