fbpx

Selena Gomez e pranon publikisht: Kam bërë botox në fytyrë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shumë e njohur, Selena Gomez ka pranuar se ka bërë botox. Këtë e zbuloi teksa po ju përgjigjej disa komenteve në rrjetin social “Instagram”, teksa po mbronte lidhjen e saj të re me producentin muzikor Benny Blanco kur rrëfeu se kishte bërë edhe procedurën estetike.

Pasi një ndjekës shkroi në një koment në rrjetin social “Instagram”: “Hiqi mbushësit/implantet e faqeve. Po të ngatërrojnë trurin”, Selena u përgjigj: “Hahahaha kam bërë botox vajzë.”

 

Në fillim të kësaj jave, Selena konfirmoi lidhjen e saj me Blanco, i cili njihet më së shumti për punën e tij me ish të dashurin e Selenës, Justin Bieber.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]