fbpx

Selena Gomez flirton hapur me futbollistin: Hajde pra çfarë pret, jam beqare

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez në vitet e fundit nuk linte shumë vend për shaka dhe humor.

Mirëpo, sipërmarrësja e njohur duket se ka gjetur sërish ekuilibrin e saj, dhe oreksin për të flirtuar dhe për t’ia kaluar mirë.

Këtë herë, e pamë në një fushë futbolli, e ulur anash me miqtë e saj, e mbështjellë me disa batanije dhe xhaketa.

Ndërsa ndeshja vazhdonte, Selena dukej se vendosi të merrte masa. Ndaj, e shohim duke u përpjekur të flirtojë me futbollistët, por siç thotë ajo duhet të mos ketë shkuar shumë mirë.

Në videon që ajo ka postuar me humor e dëgjojmë duke bërtitur në mënyrë karakteristike: “Jam beqare. Jam pak kërkuese, por dua shumë”, dëgjohet duke bërtitur ajo. Por nuk u ndal me kaq, pasi Gomez, duke postuar videon, ka shkruar në mbishkrimin “Gjërat janë të vështira miku im”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]