fbpx

Selena Gomez rrëfen betejën me lupusin dhe shtimin në peshë për shkak të sëmundjes

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez ka folur për diagnostikimin me lupus në vitin 2014.

Këngëtarja ndau detaje se sa e frikshme ishte ajo kohë, pasi mjekët e informuan se mund të kishte pësuar një goditje në skenë ose të vdiste.

Pas diagnozës, të qenit në mjekime të ndryshme për sëmundjen bëri që pesha e saj të luhatej më shumë.

Duke folur për komentet me të cilat u përball, Selena pranoi se ka pasur një periudhë shumë të vështirë.

Selena ndërkohë në 2017 iu nënshtrua një transplanti të veshkave për të shpëtuar jetën e mikes së saj të ngushtë, Francia Raisa.

“Pesha ime luhatej vazhdimisht sepse merrja medikamente të caktuara. Dhe padyshim, njerëzit filluan të merreshin me këtë. Ishte sikur mezi prisnin të gjenin një gjë për të më rrëzuar. Më vinte turp që shtova peshë për shkak të lupusit” deklaroi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]