fbpx

Selena Gomez, vajza më e ndjekur në Instagram në gjithë botën

nga Revista Kosovarja

Selena Gomez fitoi edhe një herë vendin e parë në Instagram.

Aktorja, këngëtarja dhe producentja u bë femra më e ndjekur në Instagram edhe një herë duke lwnw pas Kylie Jenner të familjes Kardashian-Jenner të reality show-t amerikan “Keeping Up with the Kardashians”.

Nuk është hera e parë që Selena Gomez zë vendin e parw, ajo ka qenë prej vitesh e preferuara në Instagram. Ajo u eklipsua nga këngëtarja Ariane Grande në vitin 2019, por Grande u tejkalua më vonë nga Jenner, e cila u bë gruaja e parë në Instagram me 300 milionë ndjekës.

Ndjekësit e aktores dhe këngëtares arritën në 381 milionë dje, ndërsa Jenner 380 milionë ndjekës. Pra, ajo është gruaja e parë në Instagram, edhe pse e treta në përgjithësi pas Ronaldos dhe Messit.

Gomez përditëson shpesh llogarinë e saj, ku mund të shihen imazhe nga jeta e saj personale, aktivitetet e saj profesionale dhe fushatat që ajo mbështet, si kjo për shëndetin mendor, pasi ajo vetë vuan nga çrregullimi bipolar. Me dialogun publik që hap ajo ndihmon në luftimin e stigmës së sëmundjeve mendore./abcnews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]